Big Brother ka vendosur muzikë në shtëpi duke gjallëruar akoma më shumë ambientin në shtëpinë e vajzave. Armela, Donjeta dhe Sidrita përfitojnë nga ritmet për të treguar disa lëvizje. Vetë Sidrita më shumë sesa kërcimi është e përqendruar tek rregullimi i flokëve dhe kërkon për këtë ndihmën e Armelës.

Por para se të përveshë mëngët për të rregulluar flokët e Sidritës, Armela sfidohet në “twerk” nga Donjeta.

Dy vajzat kërcejnë e bëjnë batuta, ndërsa Armela përfiton nga rasti t’u tregojë të tjerave se ka fjetur bashkë me Xhenin në një krevat dhe Sidrita me shaka bën ‘xhelozen’.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb