Deputetja e LSI-së Monika Kryemadhi foli sot në emisionin “Kjo Javë”, të gazetares Nisida Tufa në News24 në lidhje me zhvillimet e fundit politike.

E pyetur nga gazetarja se nëse e donte bashkëshortin e saj kryeministër, Kryemadhi tha se në punë, Ilir Metën nuk e sheh si bashkëshort. Ajo thotë se me të debaton shpesh për punë, madje për një kohë të gjatë kishin qëndruar edhe pa folur për pozicionimet e ndryshme politike.

“Nuk e shoh si bashkëshort në punë. Kemi debate pafund për punën me të. Ne mund të rrimë ditë pa folur për pozicionimet e mia. Siç ishte reforma për arsimin e lartë.  Meta është i qetë si person, por kur është në tension thotë nuk kam kohë të merrem me ty. Pozicionimet tona janë në aspekte të ndryshme. Unë jam pozicionuar në një fushë tjetër dhe ai në një tjetër. Unë jam më shumë e përfshirë me të rinjtë,” tha Kryemadhi.

 (e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb