Teksa foli për lidhjen e tij të fundit, e cila kishte zgjatur vetëm 4 muaj, Musa, banori i futur në shtëpinë e djemve të shtunën e kaluar, thotë se nuk e imagjinon dot se si mund të dhunohet një femër nga i dashuri apo bashkëshorti i saj.
Ai tregon se vajza me të cilën kishte qenë i lidhur së fundi vinte nga një histori e dhimbshme dashuria, pasi i dashuri i mëparshëm i saj e dhunonte.
“Në fillim të lidhjes me këtë vajzën, ajo ishte mjaft e ndrydhur, pasi ishte dhunuar më parë nga i dashuri i saj. As që mund të mendoj se si një mashkull mund ta dhunojë një femër”, tregon Musa.
(BalkanWeb)