Ndeshja më e zjarrtë e futbollit italian padyshim që është derbi i Italisë Roma-Lacio dhe përballja e rradhës është pas pak ditësh ndërsa mes palësh kanë filluar thumbimet në rrjetet sociale dhe protagonisti i ditës së sotme ka qenë Thomas Strakosha dhe paraqitja e tij këtë javë me Kombëtaren shqiptare.

Portieri i talentuar ka regjistruar një koincidencë shumë të çuditshme në sfidat kundër Italisë dhe Bosnjë-Hercegovinës, ku ka pësuar gol në secilën sfidë. Si për ironi të fatit, goli i parë i është shënuar me penallti nga një lojtar i Romës (De Rosi dhe Xheko), ndërsa më pas ka pësuar edhe golin e dytë me aksion nga një futbollist i Lacios (Imobile dhe Luliç).
Strakosha-penallti-De-Rosi-470x296dzeko
Tifozëve lacialë u është dukur një koincidencë mjaft e çuditshme kjo e të dy ndeshjeve, ndërsa nuk kanë ngurruar të thumbojnë romanistët për mënyrën se si kanë arritur të gjejnë rrugën e rrjetës.

“Rigore paa Riomma (penallti për Romën)” ka qenë fraza më përdorur në rrjetet sociale ku tifozët e Lacios e kanë cilësuar këtë një “nxemje” të romanistëve përballë portierit shqiptar të Lacios për derbin. “Ata me penallti, ne me aksion. Një skenë e parë”, ishte një tjetër koment i shpeshtë në rrjetet sociale ku kujtohej se penalltia ishte një nga mënyrat më të zakonshme me të cilën Roma ka shënuar në derbi në vitet e fundit.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb