Trupat turke do të vazhdojnë të jenë të pranishme në Siri, deklaroi sot Ministri i Jashtëm Mevlut Cavusoglu, i cituar nga agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu, duke shtuar se “mbetet ende punë për të garantuar që zona nën kontrollin e tyre është tërësisht e sigurt dhe e spastruar nga terroristët”.
Cavusoglu e bëri këtë deklaratë vetëm pak ditë pasi Kryeministri turk deklaroi se operacioni “Mburoja e Eufratit”, i ndërmarrë prej ushtrisë turke që prej muajit gusht, kishte përfunduar.
Trupat turke dhe fraksionet rebele siriane kontrollojnë një zonë prej më shumë se 2,000 kilometrash katrorë në veri të Sirisë, një territor që më parë ishte pushtuar nga milicia terroriste e Shtetit Islamik.
Cavusoglu theksoi se mbetet ende punë për t’u bërë, para se territori i çliruar gjatë operacionit “Mburoja e Eufratit” të mund t’u dorëzohet plotësisht forcave vendase siriane.
Ministri i Jashtëm shtoi gjithashtu se më shumë se 50,000 refugjatë sirianë janë larguar tashmë nga Turqia për t’u kthyer në shtëpitë e tyre në zonën e çliruar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: