TIRANE – Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News24 tha se hemodializa është duke u përmbyllur nëpër qendrat rajonale, pasi sipas saj është një shërbim jetik që pacientëve i duhet pranë vendit ku jetojnë.

Manastirliu tha se shumë mjekë të specializuar përveç shërbimit nëpër qendrat spitalore universitare, do të shërbejnë edhe në qendrat mjekësore rajonale, për të rritur profesionalizmin e stafeve në këto spitale.

Ministrja e Shëndetësisë gjithashtu shtoi se qeveria aktuale në 2014-n ka rikthyer specializimet për mjekë, procedurë nga e cila kanë përfituar rreth 600 mjekë të rinj.

“Duke përmbyllur hemodializa është shërbim jetik që i ofrohet pacientë. Hemodializa së shpejti në Korçë. Këto janë shërbime të reja, si model i ri për të bërë një shërbim që është jetik për pacientët. Ne duam të japim shërbimet me standardet më të larta. Ka rreth 1050 pacientë që përfitojnë falas shërbimin e hemodializës. Kjo ka qenë një nga skemat më efektive. Brenda një viti janë investuar 5 qendra të hemodializës. Shmangen udhëtimet me orë të gjata për këtë shërbim, se është shërbim që duhet 3 herë në javë. Tani të gjithë e kanë afër. Ka qenë një torturë e kalvar i gjatë, i mundimit të këtyre pacientëve për të marrë shërbimin. Janë investime që janë kryer brenda spitaleve publike. Shërbimi i jepet pacientit pranë vendbanimit të tij. Nga 90 euro, sot 80 euro seanca.

Prej 1 marsit, politika e re e pagave të të gjithë personelit shëndetësor, është rritja më e lartë e 25 viteve të fundit. Dhe në sajë të kësaj page, ka një risi për sa i përket shërbimit të mjekëve në qendrat mjekësore. Përfitojnë të gjithë mjekët që punojnë në shërbime delikate, si emergjenca, reminacion. Skema e kompensimit financiar për mjekët që do përdoren për të zhvilluar spitalet rajonale. Kjo bëhet për të rritur profesionalizmin e stafeve në këto spitale, ku mjekë të mirë nuk do të qëndrojnë vetëm tek spitalet universitare por edhe ato rajonale. Kjo është pritur mirë nga mjekët. Ne rikthyem në 2014-n specializimet për mjekët, nëpërmjet një procedure që garanton sot rreth 600 mjekë të rinj që po specializohen për të plotësuar vakumet që i kemi të mbartura nga politika e vjetër,” tha Manastirliu.

Për sa i përket mungesës së mjekëve specialistë, Manastirliu tha se po përpiqemi që nëpërmjet kompensimeve financiare të arrihet që të shkojë mjeku tek pacienti.

Lidhur me spitalet rajonale, Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se ka përmirësim evident në furnizimin me ilaçe.

“Ka përmirësim evident të furnizimit me barna. Nuk mund të themi se i kemi plotësuar 100% kërkesat por janë dy elemente që kanë ndikuar në rritjen, heqja e TVSH-së dhe ulja e çmimit të barnave me 30%. Kjo ka bërë që sasia të jetë me madhe në këto vite. Kemi ende problematika që jemi duke i adresuar”, tha Ministrja Manastriliu.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb