SHKODËR- Një i moshuar është gjetur i vdekur brenda banesës së tij në fshatin Ganjoll të Shkodrës, mëngjesin e sotëm
Ngjajra dyshohet të ketë ndodhur gjatë natës, ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje pas sinjalizimeve.
Mësohet se i moshuari i identifikuar si Lekë Jaku, 70-vjeç është qëlluar me mjete të forta nga persona që kishin shkuar për të grabitur banesën e tij.
Policia po punon për identifikimin e autorëve të grabitjes, dhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërkohë që trupi i pajetë i të moshuarit do të dërgohet në morgun e qytetit për t’ju nënshtruar ekspertizës mjekoligjore.
(ma.ar/BalkanWeb)