TIRANE- Ambasada Amerikane në Tiranë paralamëron të gjithë shtetasit amerikanë këtu në Tiranë për protestën e 13 majit të organizuar nga opozita.

Në njoftim sqarohet se nuk ka të dhëna për kërcënime ndaj qytetarëve amërikanë, por ata këshillohen të shmangin protestën.
usa
“Ambasada u rikujton shtetasve amerikanë se edhe protestat paqësore mund të kthehen në konfliktuale, ndaj duhet të rishikoni planet për 13 majin”, thuhet në deklaratë.

NJOFTIMI I AMBASADES
Ambasada e SHBA njofton qytetarët e SH.B.A.-së se një protestë e madhe politike është planifikuar në datën 13 Maj 2017, duke filluar nga ndërtesa e selisë së Partisë Demokratike të Shqipërisë (PD) deri në ndërtesën Kryeministrisë, ku është edhe zyra e kryeministrit në Tiranë, Shqipëri. Mund të ketë bllokim të qarkullimit rrugor. Ju lutemi të monitoroni mediat dhe të përshtatni planet sipas nevojave që keni. Ambasada e SHBA nuk ka informacione për ndonjë kërcënim specifik ndaj shtetasve ose interesave të SHBA.

Ambasada u kujton qytetarëve të SH.B.A.-së se edhe demonstrimet dhe ngjarjet e mëdha që synojnë të jenë paqësore mund të kthehen në konfrontime. Shmangni zonat e demonstratave dhe bëni kujdes nëse ndodheni në afërsi të ndonjë tubimi të madh, siç është protesta. Tubimet e mëdha publike mund sjellin bllokim në të gjitha rrugët hyrëse të qytetit.

Rishqyrtoni planet e sigurisë personale; Mbani mend vendndodhjen dhe monitoroni stacionet lokale të lajmeve për përditësime të mëtejshme në lidhje me situatën, pasi në rrugë kryesore mund të ketë grumbullime të mëdha njerëzish. Duhet të jeni vigjilentë dhe të merrni hapat e duhur për të rritur sigurinë tuaj personale si dhe të ndiqni udhëzimet e autoriteteve.

Qytetarët e SH.B.A.-së duhet të shmangin zonat e demonstratave dhe të tregojnë kujdes nëse ndodhen në afërsi të ndonjë tubimi të madh, proteste apo demonstrate. Edhe demonstratat që synojnë të jenë paqësore, mund të kthehen në përplase dhe të përshkallëzohen në dhunë.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: