DURRES‘BalkanWeb’ zbardh të tjera detaje nga ngjarja e rëndë në Durrës, ku punonjësja e policisë Peranxhela Shahini i dha fund jetës me armën e shërbimit.

Burime nga urgjenca e spitalit të Durrës bënë me dije për ‘BalkanWeb’ se ngjarja u raportua si aksident dhe drejt Katund Sukthit u nisën dy ambulanca. Ekipi mjekësor që mbërri në vendngjarje bëri me dije se atje gjetën mjekun e familjes së Katundit të Ri, i cili kishte ndërhyrë i pari. Mes të tjerash mësohet se mjeku i familjes u kishte pohuar kolegëve të tij të Durrësit se e reja ishte vetëvrarë dhe se kishte ndërruar jetë menjëherë pas të shtënave.

Sakaq, trupi është dërguar në morg, ku do t’i nënshtrohet dhe ekspertizës mjekoligjore. Tashmë, policia dhe prokurorë të rrethit kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb