ANGLI-Pamja është e paqartë dhe ngjyra e zbeh pak figurën, duke na kthyer prapa në kohë. Protagonistët e fotos po luajnë një ndeshje kricket.
Është ky evenimenti i parë në historinë e sportit i dëshmuar me foto, falë Victor A.Prout, që i përket vitit 1862.
Në pamje, ambienti i shkollës së mesme angleze të Eton, ku të rinj studentë me uniformë po zhvillojnë një ndeshje.
Fotoja do të dalë në ankand në Cirencester, në Gloucestershire, nga Dominic Winter, i cili mendon se vepra mund të arrijë një shifër deri në 680 mijë euro. (da.xha/BalkanWeb)