TEPELENE- Një zjarr i përmasave të mëdha në afërsi të qytetit të Tepelenës po rrezikon edhe jetën e njerëzve.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije për “BalkanWeb” se nga zjarri i cili po përhapet me shpejtësi rrezikohet lagjja ‘15 shtatori’, spitali dhe depot e ujit, të cilët ndodhen rreth 500 metra afër vatrës së zjarrit.

Për shuarjen e zjarrit kërkohet ndërhyrje me helikopter, pasi terreni është i vështirë. Vatra e zjarrit është në kodër dhe po zbret me shpejtësi drejt qytetit.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit. Në terren janë shërbimet e Emergjencave Civile dhe kryetari i bashkisë. Janë nisur 20 forca ushtrie e zjarrfikëse nga Gjirokastra.

Në një prononcim për News24, kryetari i bashkisë Termet Peçi tha se situata është shumë alarmante dhe se deri janë marrë të gjitha masat e nevojshme deh pritet ndërhyrja e zjarrfikësve.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: