Prodhuesi gjerman e automjeteve “Mercedes”, ka bërë të ditur se do ta lancojë në Pebble Beach, në fund të muajit, një veturë të re sportive.
Megjithëse nuk janë bërë të ditura detajet, kompania ka publikuar dy fotografi, ku shihen pjesët e kësaj makine deri tash misterioze, shkruan tg.
Ndersa në njërën shfaqet një rrotë me shumë pjesë metalike, në imazhin tjetër shfaqet tavani që ka formë të pazakontë.
Mbetet të shihet se çfarë do të përmbajë kjo veturë, për të cilën nuk ka të dhëna tjera përveç se do të jetë e bukur dhe me shumë surpriza.
(m.k/BalkanWeb)