Amsterdami pritet të forcojë masat e sigurisë pas sulmeve tragjike terroriste në Katalonjë duke kryer kontrolle të hollësishme në zonat kryesore turistike, bëri të ditur kryebashkiaku.
Kryetari i Bashkisë, Eberhard van der Laan, Ministria publike dhe forcat e rendit janë solidarizuar së bashku me drejtuesit e zonave më të mëdha turistike për të bërë thirrje rreth kërcënimit aktual terrorist”, deklaroi kryebashkiaku.
“Takimi u organizua në përgjigje të sulmeve të fundit në Spanjë ku u shënuan 16 të vdekur”, raportoi M. van der Laan në një letër të publikuar në web-in e bashkisë së Amsterdamit.
Me qendrat e tij piktoreske, muzetë e shumtë dhe lagjen e kuqe, kryeqendra holandeze tërheq çdo vit rreth 17 milionë turistë, referuar një studimi të realizuar në 2016 nga Amsterdam Marketing.
(BalkanWeb)