TIRANE– Prokurori që firmosi kërkesën për heqjen e mandatit që i hap rrugë arrestimit të ish deputetit Samir Tahiri nuk është një emër i panjohur për publikun. Bëhet fjalë për prokurorin Besim Hajdarmataj, i cili prej 11 muajsh drejton Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Mësohet se Besim Hajdarmataj ka drejtuar nder vite institucionin e hetimit në qytete të vështira si Tropoja apo Kurbini. Ai ka qenë për një periudhë kohore edhe drejtues i prokurorisë në Durrës.

Hajdarmataj ka lindur në qytetin e Tropojës në vitin 1975 dhe ka përfunduar studimet në fakultetin e drejtësisë pranë Universitetit të Tiranës.

Ai njihet si prokurori që ka trajtuar disa nga çështjet e vështira në vend, mes të cilave edhe ajo e italianit Guido Guidi, i cili u rrëzua me avionin e tij në zonën e Ishmit.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb