ITALI– Një bandë e trafikut ndërkombëtar të drogës është shkatërruar ditën e sotme gjatë një operacioni të madh të zhvilluar nga policia e Firences. Rreth një ton kanavis është sekuestruar nga policia italiane në bashkëpunim me atë holandeze, prej nga vinte edhe droga.

Sipas mediave italiane, dyshohet se pika e nisjes së drogës ishte Shqipëria, me destinacion Italinë, duke kaluar nga Holanda.

Në kuadër të operacionit të përbashkët, janë vënë në pranga 14 persona, të akuzuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Operacioni është zhvilluar mes Firences, Amsterdamit dhe Roterdamit, ku hetuesit e policisë holandeze dhe të Firences kanë arrestuar 7 persona, përgjegjës për shpërndarjen e lëndëve narkotike, posedim të armëve, dhe të akuzuar për pastrim parash.

Hetimi për rastin ka nisur që në maj të vitit 2015, dhe përgjatë muajve ka rezultuar se në rrjet ishin të përfshirë edhe shtetas shqiptarë.

Mediat italiane thonë se përfituesit e parave i riinvestonin ato, duke rritur edhe xhiron e prostitucionit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: