TIRANE – E ftuar në emisionin Top Show, fituesja e spektaklit Big Brother 9, Fotini Derxho, komentoi lidhjen me Danielin, që përfundoi me martesë brenda shtëpisë.

“Ka pasur dhe kjo gjë pritej, ka pasur si komente negative dhe komente positive. Ka nga ata që mendojnë se ajo që ndodhi ishte thjesht për lojë, për të fituar. Ka nga ata që mendonin se në bëmë dasmën dhe po mos të fitonim do të dilnim më të humburit.

Në Big Brother kam hyr spontanisht dhe nuk e kisha menduar se do të lidhesha me ndonjë aty brenda. Unë nuk kam besuar shumë se jetëgjatësia e nëj çifti që del nga Big Brother.

Kjo gjë që ndodhi mes meje dhe Danjelit ishte shumë e bukur, ndjenja jonë që lindi atuy është shumë e bukur. Martesa ka ndodhur për ne të dy, që më të përmbyllnim këtë ndjenjë që kemi për njeri tjerin.

Ajo është gjëja më e bukur që kemi nga edicioni i Big Brother. Ndërsa e pyetur në lidhje me dëshirën apo planet për të bërë fëmijë, Fotinia e tha prerazi, se ky është një plan i largët për të, sepse për momentin është e fokusuar te karriera.

“Para se të hyja në Big Brother i thoja mamasë sime se nuk ka shanse të martohem tani, do bëj karrierë, të paktën 30 vjeçe. Prandja dhe mamaja ime tha te lipi që kjo nuk ëshët Fotinija”- tha 23- vjeçarja.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb