SARANDE- Policia e Sarandës dhe e Delvinës ka arrestuar 2 persona, pasi akuzohet për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për trafiqet dhe Narkotikët në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë arrestuar Ibrahim. D., 38 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë një kontrolli policor i janë konstatuar 2 doza lëndë narkotike e llojit heroinë.

Gjithashtu policia e Delvinës ka arrestuar Ardian.S., 46 vjeç, banues në Delvinë, pasi ka kundërshtuar forcërisht punonjësit e policisë të Komisariatit Delvinë gjatë kryerjes së detyrës.

Materialet iu referuan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Sarandë për veprime të mëtejshme.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb