Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë, e njohur për vite me radhë si Shtëpia e Pionerit mbush 70 vjet nga themelimi.
Ndërkohë që përgatitet festa e veçantë, QKKF ka nisur të publikojë disa nga fotot e aktiviteteve artistike të vitet e shkuara. Ato ruhen në këtë institucion dhe janë një pasuri e rrallë.
Është e lehtë të dallosh në to artistët që sot janë bërë shumë të njohur brenda dhe jashtë vendit.
Ishte koha, kur suksesin ndoshta as nuk e perceptonin, por talentin e kishin dhe e shfaqnin, shkruan class. Sa mirë dhe që e zhvilluan!