TIRANE-Një ditë pas atentatit në Tiranë, ku u vra me armë zjarri Emiljano Boçi, 32 vjeç dhe u plagos shoku i tij Melvi Disha, 27 vjeç, “BalkanWeb” zbardh të tjera detaje.

Mësohet se atentati ndodhi pranë banesës së Emiljano Boçit dhe mendohet se ka më shumë se një autor, të cilët ende nuk janë identifikuar. Në vendngjarje policia ka gjetur 4 gëzhoja.

Viktima dhe i plagosuri ndodheshin në një mjet tip “Range Rover” në rrugën “Shefqet Musaraj”, ndërsa autorët kanë qenë në këmbë. Mësohet se 32-vjeçari Emiljano Boçi ka qenë në Holandë dhe Gjermani dhe kishte pak kohë më parë që ishte kthyer.

Dyshohet se atentati është kryer për pazare të prishura të drogës, por po hetohet edhe pista e hakmarrjes për ngjarjen e ndodhur në vitin 2010.

Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se viktimës i është bërë atentat edhe në vitin 2010 në Selitë, ku mbeti i plagosur dhe u arrestua. Deri në tani policia ka shoqëruar 35 persona për ngjarjen dhe ka sekuestruar pamjet e sigurisë të disa bizneseve.
5e812116-a8a2-4f28-9afd-c1e37314d7bd
Njoftimi i policise:
Më datë 14.01.2018, rreth orës 17.50, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën ” Shefqet Musaraj”, një shtetas ndodhet i demtuar në një automjet.

Menjeherë në vendgjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:

Në rrugën “Shefqet Musaraj”, në një mjet është gjetur i plagosur me armë zjarri shtetasi E.B., 32 vjeç, i cili u dërguar menjëher në spital, ku ka ndërruar jetë.

Ndërkohë në spital ka shkuar i dëmtuar me armë zjarri në shpatull edhe shtetasi M.D., 27 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë ku po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

(d.d/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb