MAQEDONI– Ali Ahmeti e Menduh Thaçi janë ulur bashkë sot për të pirë kafen, vetëm disa ditë pas përplasjes në Kumanovë. Ndoshta duket e pabesueshme për shumë persona, duke marrë parasysh armiqësinë e tyre, por kjo ka ndodhur në të vërtetë.
Takimi i tyre ka ndodhur pas një takimi në Presidencën maqedonase, e cila u realizua me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve.
Gazeta “Express” ka publikaur foto të dy liderëve shqiptarë në Maqedoni, të cilët duket se me këtë fotografi dëshirojnë të përçojnë mesazhin e unitetit në këtë kohë të rëndë për shqiptarët në Maqedoni.
(el.sp/BalkanWeb)