BEOGRAD- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç beson se ishte e rastësishme fakti që Departamenti Amerikan i Shtetit u kishte bërë thirrje qytetarëve kosovarë që të kenë kujdes, thirrje që u bë një ditë para vrasjes së Oliver Ivanoviç.

Vuqiç tha se nuk dëshiron që të besoj se Shtetet e Bashkuara e dinin se Oliver Ivanoviç do të vritej
“Unë nuk dua të besoj se ata e dinin këtë, unë nuk do të jetoj në teorinë e komplotit”, është shprehur Vuçiç. Ivanoviç pak kohë më parë kishte deklaruar në media se ndihej i kërcënuar për jetën.

Vitin e kaluar, në makinën e Ivanoviçit, por edhe në vitin 2005, nën makinën e tij zyrtare u gjet bombë. Fill pas këtyre ngjarjeve, nga partia e tij kishin dhënë dorëheqje katër anëtarë për shkak të frikës. Ndërkohë, pas krimit, gruaja e liderit serb tha se “ajo e dinte” se kush e ka kryer vrasjen.
Pas mbledhjes së jashtëzakonshëm të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Presidenti serb Aleksandar Vuçiq e cilësoi vrasjen e Oliver Ivanoviçit një akt terrorist.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: