Patrick Crutone ka qenë emri më i përmendur në mediat italine këto ditë të para të kësaj jave. Shkak është bërë goli me dorë që sulmuesi i Milan i realizoi Lazio-s së Strakoshës në takimin e javës së 22-t të “Seria A”.

Për këtë episod u raportua se gjykata sportive italiane kishte hapur një çështje disiplinore dhe sot është marrë vendimi.

Sipas “Gazzeta.it” 20-vjeçari ia ka hedhur paq pasi prekja me dorë është konsideruar e pavullnetshme nga gjykata sportive pasi ka parë pamjet. Gjykatësi sportiv Gerardo Mastrandrea vendosi për “mosvullnetin” e gjestit: nuk ka masa disiplinore për Cutrone.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb