Ky është një qengj i vogël femër, i cili lindi me pesë këmbë, dy javë më parë, në fermën Lodge House në Cornsay, County Durham.
Pronari i saj, Angie Jewitt, e quajti qengjin e vogël Hope, Shpresa, sepse ajo mund edhe të mos jetonte. Nëna e braktisi menjëherë pas lindjes dhe tani është Angie që e ushqen me qumësht dhe kujdeset për të.
Qengjat me pesë këmbë janë një në një milion në Mbretërinë e Bashkuar dhe mundësitë që ata të jetojnë janë të pakta.
Por pavarësisht këtij defekti në lindje Hope kërcen rreth shtëpisë së saj të re skoceze dhe një veteriner që e ka vizituar thotë se nuk ka nevojë që kafsha të operuar, për të pasur një jetë të gjatë dhe të lumtur.
(da.xha/BalkanWeb)