Sporti botëror pritet të përfshihet këto ditë nga një tjetër skandal dopingu dhe sipas televizionit gjerman ARD e të përditshmes britanike “Sunday Times”, të përfshirë janë rreth 50 sportistë që do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike dimërore “Pyeongchang 2018”. Këto dy media janë në zotërim të analizave të gjakut të 10 mijë sportistëve të garave dimërore, ku përfshihen teste të kryera në periudhën 2001-2010, para se të aplikohej pasaporta biologjike. Nga këto teste, 290 sportistë kanë vlera anormale të gjakut dhe nga këta 50 janë ende aktivë dhe do të garojnë në Olimpiadën koreane, që nis më datën 9 shkurt.

“Të dhënat që ndodheshin në një “database” kanë dalë nga një informator që ishte i shqetësuar për integritetin e Olimpiadës. Nga një analizë e të dhënave që janë zbuluar nga dy ekspertë antidopingu, mësohet se shumë nga skiatorët kanë përdorur dy teknika për t’u dopuar, njësoj siç ka vepruar edhe çiklisti Lance Armstrong”, shkruhet në “Sunday Times”. Por skandali shkon edhe më tej, pasi 46% e medaljeve të dhëna gjatë periudhës 2001-2017, Olimpiada e Botërorë, janë fituar nga sportistë që kanë shumë anomali në të dhënat e tyre, shkruan telesport.

50 sportiste qe do te jene ne Olimpiaden koreane dyshohet se kane perdorur doping
pey
Shumica e sportistëve të dyshuar vijnë nga Rusia (51 raste), por edhe nga Gjermania (22 raste), Norvegjia, Suedia e Austria. “Në këtë listë të dyshuarish janë shumë sportistë që kanë fituar medalje dhe që në të dhënat e tyre ka anomali në vlerat e gjakut, që është një treguar i qartë i përdorimit të substancave të ndaluara”, tha James Gundersen, ekspert i antidopingut amerikan, që ka analizuar edhe të dhënat e këtij “database”. Federata Ndërkombëtare e Skive nuk ka bërë asnjë deklaratë për këtë skandal, ndërsa WADA u shpreh se do të vazhdojë hetimet për këtë rast të ri dhe luftën ndaj dopingut.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: