FIER- Është publikuar video e momentit të arrestimit të tre grabitësve që terrorizuar sot Fierin, teksa grabitën një pikë këmbimi valutor dhe lanë pas dy persona të plagosur. Policia ka arritur të vërë në pranga të tre autorët e grabitjes në Fier: Zini Fyraj; Lulëzim Demiraj dhe Dashamir Gergali, të cilët ishin fshehur në fshatin Baltëz të Fierit, rreth 90 minuta pas ngjarjes.

Në pamjet e publikuara duket një numër i madh efektivësh që kanë marrë pjesë në operacionin për kapjen e tyre, ndërsa armët e përdorura prej grabitësve, kallashnikovë janë përtokë. Brenda makinës ndodhet edhe çanta me paratë e grabitura.

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 10:55 përballë gjimnazit “Janaq Kilica” në Fier, ku grabitësit me maska e armë morën paratë e një Exchange dhe plagosën pronarin e dyqanit Gëzim Hoxha dhe 53-vjeçarin Agur Vrenozi, pronar i godinës ku ndodhet pika e këmbimit valutor.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: