TIRANE- Pasardhësja e Adriatik Llallës, Arta Marku deklaroi pak ditë më parë se DASH është treguar i gatshëm për të hetuar çdo zyrtar, duke mos përjashtuar kështu edhe ish-kryeprokurorin. E ftuar pak ditë më parë në emisionin ‘Real Story’ Marku nuk e përjashtoi faktin se Llalla mund të hetohej, ndërsa u tregua tejet e rezervuar.

Ditën e sotme Prokuroria e Durrësit nisi hetimet për ish-kryeprokurorin, për “pastrim parash”. Hetimi ka nisur në Durrës, ashtu siç e parashikon ligji pasi është qyteti më i afërt ku punoi ish-kryeprokurori.

Për të nisur hetimet për Llallën janë marrë informacione nga ILDKPI, dhe zyrat notarial. Po ashtu mësohet se do të sekuestrohen kontratat e shitblerjeve të pasurive në kohën që Adriatik Llalla ishte Prokuror i Përgjithshëm. Më poshtë po ju sjellim një pjesë nga intervista e Markut.

INTERVISTA
A keni opinion për paraardhësit tuaj në këtë zyrë?

S’është në natyrën time, në etikën time që të jap një opinion për ta.

A keni opinion per ish kryeprokurorin Adriatik Llalla?
Kam opinion, por punën e tij e ka vlerësuar publiku, është përfolur aq shumë sa nuk gjej vend të përsëris gjë.

Ndaj zotit Llalla kemi nje situate te paprecedente, iu revokua viza deri te vendimi i DASH, me motivacion qe na shokoi te gjithëve per përfshirjen e tij ne afera te renda korruptive, ju si u ndietë?
Jam ndierë shumë keq, siç është ndierë, apo siç duhej të ndihej çdo zyrtar, aq më tepër për paraardhësin tim.

Nëse do hapte prokuroria një hetim, apo heton prokuroria ish drejtuesin e saj?
Departamenti Amerikan i Shtetit është treguar gjithmonë i gatshëm për të hetuar çdo zyrtar, edhe për rastin konkret.

Çfarë po bëni ju, ka një veprim konkret?
Le të themi që Prokuroria ka marrë përgjegjësitë e veta që i ngarkon Kushtetuta dhe ligji, për më tepër nuk mund të flas për këtë çështje.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb