TIRANE- Perla e re e Adriatikut që mban emrin “Prestige Resort”, në Golem shumë shpejt u bë destinacioni më i pëlqyer për pushuesit. Por edhe për këtë vit, Prestige do të vijë me një tjetër projekt me rëndësi.

Nina Hornewall, Drejtore ekzekutive e ‘Der Turistik Nordik’ e ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ tha se “Prestige Resort” do të jetë i fokusuar tek modeli ‘Mondo Selected’, një produkt që ofron elegancë dhe lehtësira për çiftet dhe familjet me fëmijë.

Nina Hornewall, Drejtore ekzekutive Der Turistik Nordik
Nina Hornewall, Drejtore ekzekutive Der Turistik Nordik

“Shpresojmë që mos të kemi vetëm një mundësi për të investuar, por disa mundësi për të bërë. Për ‘Prestige Resort’ do të vijojmë këtë vit me një volum dhe për vitin tjetër do ta rrisim volumin. Për Prestige po krijojmë disa variante, do të jetë një nga produktet e fokusuara për hotelet, siç është ‘Mondo Selected’, i cili është një produkt elegant me lehtësira, për çifte dhe familjet me fëmijë. Do të jetë një produkt që e luajmë ‘Life-style product’, me joga në mëngjes, me ushtrime në mëngjes për fëmijët, me ushqim të mirë dhe degustim verërash.”, tha Nina Hornewall.

Nina-Manolos

Po ashtu ajo theksoi se ky hotel është shumë i mirë dhe se ishte krenare që kishin arritur të bashkëpunonin me të.

“Mënyra se si e kemi prezantuar vendin tuaj i bëjnë ata që të vijnë. Ashtu siç e thash, një vend që pak e njohin. Një vend me njerëz të mirë, të sjellshëm, me klimë të mirë, me shumë ditë me diell, më kuzhinë të mirë, me hotele të mirë. Hoteli i fundit që u bë pjesë e koleksionit tonë është Prestige, i cili është hotel i shkëlqyer. Jemi krenarë që kemi arritur të bashkëpunojmë me të”, tha ajo.
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb