SARANDË– Gjatë një operacioni nga forcat speciale dhe ato RENA në fshatin Shendelli të Sarandës është arrestuar shtetasi Taulant Xhini 28 vjeç.

Sipas policisë 28-vjeçari ishte prej disa kohësh në kërkim nga Interpol Tirana pasi akuzohet për dy tentativa vrasje, të ndodhura në tetor 2013 në fshatin Cuke dhe prill 2015 në Ksamil.

Taulant Xhini rezulton i dënuar edhe më parë për disa vepra penale në Greqi dhe Shqipëri, ndërsa dyshohet si autor i goditjes me armë ndaj mjetit të policisë së Sarandës në prill 2014 në fshatin Shendelli.

28-vjeçari konsiderohej nga policia si një person me rrezikshmëri të lartë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb