TIRANË- Në protestën e thirrur sot nga opozita pranë Ministrisë së Brendshme kundër qeverisë ka marrë pjesë edhe reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi.

proteste-per-largimin-e-xhafajt-4

Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se Stresi, është parë mes turmës së njerëzve duke komunikuar me drejtorin e Policisë së Tiranës Kastriot Skënderi dhe duke iu kërkuar në emër të protestuesve t’i lejojë të hyjnë në Ministrinë e Brendshme për të vazhduar revoltën e tyre.

stresi-ne-proteste

Stresi ka qenë shpesh në qendër të kronikave, edhe ditët e fundit për shkak të një marrëdhënie jo të mirë me policinë.

stresi

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: