TIRANE-Gjykata e Tiranës liroi dje nga qelitë e paraburgimit dy femrat e arrestuara për llogari të procedimit penal të nisur ndaj pronarit të TV “Agon Channel”, biznesmenit italian, Francesco Becchetti.

Lirimi nga masa e arrestit për drejtoreshën e bankës, Pranvera Gjika, sipas Gjykatës së Tiranës është bërë për arsye se ajo ka një fëmijë 8-muajsh, të cilin e ushqen me gji, shkruan gazeta Panorama.

“Në verifikim të kushteve të aplikimit të masës së sigurisë, u konstatua se e arrestuara Pranvera Gjika ka një fëmijë 8 muajsh, të cilin e ushqen me gji. Për këtë arsye, por edhe për shkak të mungesës së rrezikshmërisë shoqërore, është vendosur lirimi i saj nga arresti dhe lënia në detyrim paraqitjeje. Mësohet se pas arrestimit të Gjikës ditën e hënë, në orët e mbrëmjes, familjarët e saj kanë kërkuar autorizim nga Prokuroria e Policia për t’i çuar fëmijën e saj të mitur në paraburgim, në mënyrë që ta ushqente me gji.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: