VLORE– Një 51-vjeçar i akuzuar për kryerjen e 8 vjedhjeve është arrestuar ditën e sotme nga policia e Vlorës. Në kuadër të operacionit të koduar “Ganxha”, blutë e Vlorës kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Festim Sadikaj, lindur e banues në Selenicë të Vlorës.

Arrestimi i këtij shtetasi u krye në fshatin Selenicë pasi:

Gjatë një pune hetimore prej 3-Muajsh, Policia e Vlorës ka konstatuar se shtetasi i mësipërm, ka kryer disa vjedhje banesash në periudha të ndryshme, si:

– Vjedhjen e banesës së shtetasit: A.A, Selenicë (ka vjedhur pajisje shtëpiake), ngjarje e ndodhur më datë 04.06.2013.

– Vjedhjen e banesës së shtetases: E.S, Selenicë (materiale ndërtimi), ngjarje e ndodhur më datë 18.02.2014.

– Vjedhjen e banesës së shtetasit: A.L, Selenicë, ngjarje e ndodhur më datë 23.05.2015.

– Vjedhjen e banesës së shtetasit: V.K, Selenicë (kabull elektrik), ngjarje e ndodhur më daté 06.05.2015.

– Vjedhjen e banesës së shtetasit: S.N, Selenicë (enë kuzhine), ngjarje e ndodhur më datë 10.06.2015.

– Vjedhjen e banesës së shtetasit: B.M, Selenicë (kabull elektrik), ngjarje e ndodhur më daté 10.06.2015.

– Vjedhjen e banesës së shtetasit: Ll.S, Selenicë (pajisje shtëpiake), ngjarje e ndodhur më daté 11.06.2015.

Gjithashtu, ky shtetas rezulton me precedent penal pasi është dënuar më paré nga shteti italian me 6-vite burg për veprën penale të “vjedhjes”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb