ELBASAN– Kur na ndajnë pak minuta nga ndeshja për Kupën e Shqipërisë mes Lacit dhe Skënderbeut që zhvillohet në orën 19:00 në ‘Elbasan Arena’, Policia e Elbasanit ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë e pas aktivitetit futbollistik.
Në këtë kuadër është hartuar një plan i detajuar masash. Janë angazhuar rreth 200 forca policie të Rendit, Qarkullimit, Shqiponjat, Fnsh e Fierit dhe policia kriminale.
Në hyrje të stadiumit forcat e policis po ushtrojnë kontrolle ndaj tifozërisë për të mos lejuar futjen në stadium të sendeve të forta, mjeteve prerëse, monedhave metalike apo banderolave që nuk lejohen.
Hyrja e tifozerise ka filluar dhe deri tani nuk ka asnjë incident.
Të dyja skuadrat janë shoqëruar nga policia rrugore dhe e rendit dhe aktualisht ndodhen ne stadiumin Elbasan Arena.Gjithashtu janë marre masa shoqërimi edhe për albitrat e ndeshjes.
(d.d/BalkanWeb)