Franca ka marrë një fitore minimale 1-0 kundër Perusë, por shumë të vlefshme sa i takon llogarive të grupit. Falë golit të Mbappe në minutën e 34-r ‘gjelat’ kanë siguruar 3 pikët të cilat i kualifikojnë për fazën e nokautit pa patur parasysh takimin e 3 kundër Danimarkës.
Ndryshe qëndron situata në kahun tjetër. Peru me këtë rezultat i thotë lamtumirë “Rusi 2018” pasi në 2 ndeshjet e para nuk ka arritur të grumbullojë asnjë pikë.
[team_standings 796682]
Franca 1-0 Peru
Komenti i ndeshjes
90+4′ Përfundon takimi
45+2′ Përfundon pjesa e parë
34’ Pas një goditje të devijuar të Giroud, Mbappe shtyn topin me portën e boshatisur dhe kalon Francën ën avantazh
1′ Ka nisur takimi
Dy teknikët, Didier Deschamps dhe Riccardo Gareca, kanë publikuar formacionet zyrtare për këtë takim.
Franca: LLORIS, PAVARD, VARANE, UMTITI, POGBA, GRIEZMANN, GIROUD, MBAPPE, KANTE, MATUIDI, HERNANDEZ
Peru: GALLESE, RODRIGUEZ, TRAUCO, CUEVA, GUERRERO, RAMOS, ADVINCULA, CARRILLO, YOTUN, FLORES, AQUINO
(e.k/BalkanWeb)