Transferimi më i bujshëm i kësaj vere mban firmën e Ronaldos te Juventus. Klubi torinez është vënë i gjithi “në dispozicion” të tij dhe ditën e djeshme Kuadrado publikoi një foto me fanellën e tij bardhezi.

Fanella mbante numrin 7-të, pikërisht i njëjti që mban kolumbiani. Ai ka vendosur ta lerë të lirë për blerjen e re, por “tallja” nga shokët e ekipit si Dibala dhe Dagllas Kosta ka qenë e pamëshirshme. Batutat ishin se edhe numri 11 është zënë nga braziliani Kosta dhe atij i duhet të mendojë për një numër tjetër tashmë.
dibala-1
Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/kuadrado-i-dorezon-numrin-7-te-ronaldos-shoket-e-ekipit-tallen-me-te/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb