TIRANË- Një muaj pasi kreu i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja u konfirmua në detyrë duke kaluar vettingun, ndërkombëtarët ankimojnë vendimin.
Mësohet se ONM kërkon apelimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për të.
Sipas njoftimit zyrtar, në datë 13 korrik 2018, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit u ka njoftuar Komisionerëve Publikë vendimin nr.24, 13.06.2018 në lidhje me konfirmimin në detyrë të z. Bashkim Dedja, kryetar i Gjykatës Kushtetuese.
Në të njëjtën datë, 13.07.2018, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për të ankimuar këtë vendim të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.
Komisionerët Publikë janë duke shqyrtuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Afati i fundit për të paraqitur ankim nga Komisionerët Publikë është data 28.07.2018.
(m.k/BalkanWeb)