TIRANË-Pasi u përfol se këngëtarja edhe pse me burrin në burg bën pushime në Maldive, Rezarta Shkurta bën reagimin e parë, por jo drejtpërdrejt. Këngëtarja Shkurta tashmë kur prej afro gjashtë muajsh i shoqi ndodhet në burg ia shpreh dashurinë në një prej rrjeteve sociale.

Ajo ka bërë një dedikim të ndjerë për babanë e vajzës së saj Ermal Hoxha, i cili është ndaluar në muajin janar gjatë operacionit “Xibraka”, për kokainë.

Në profilin e saj në Instagram ajo publikon një fotografi të Ermalit me vajzën e tyre Hera dhe bashkëngjitur saj shkruan, “Nuk do mundem kurrë mjaftueshëm të të falenderoj për gjithë lumturinë e botës që ke ditur të më dhurosh në këto 10 vjet . Kemi kaluar shumë stuhi, por jam e bindur që asgjë s’na ndal ti falim lumturi njëri tjetrit në çdo situatë për më tepër tani që kemi një diell me emrin Hera. Faleminderit që ekziston dhe faleminderit Zotit që të solli te unë. Të dua në infinit”.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: