Leonardo Bonucci ka dëshirë të rikthehet të Juventus, por Beppe Marotta, administratori i deleguar i “Zonjës së Vjetër”, i mbyll derën qendërmbrojtësit: “Në këtë moment e kemi organikën e plotë, sidomos në mbrojtje. Nuk kemi nevojë për mbrojtës të tjerë…”

Më pas, ai vazhdoi: “Gjithçka ka nisur gjatë një bisede me Leonardo me të cilin shkëmbyem opinione dhe përshtypjet e tij si e ka gjetur futbollin në Itali. Ai na tha se është dëshira dhe mendimi i Bonucci të rikthehet te Juventus, ku ka kujtime dhe respekt të madh. Gjithçka u ndal me kaq. Eshtë normale dëshira e Bonucci të luajë me ekipin ku ka qenë i suksesshëm. Edhe ne kemi respekt për të, por nuk mund të shkojmë më shumë se kaq. Sot, Juventus ka një mbrojte të kompletuar.”

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: