Paul Pogba, kampioni i botës më Francën, i ka kërkuar Manchester United të lërë klubin për t’u bashkuar me Barcelonën, klub me të cilin është raportuar se ka arritur një marrëveshje.

25-vjeçari nuk ndjehet i lumtur me vështirësitë në “Old Trafford” sipas “Daily Mail” dhe për këtë arsye dëshiron të kalojë në Spanjë për të luajtur me ‘gjigandët’ e Barcelonës.

Në 2016 Pogba iu ribashkua ‘djajve të kuq’ nga Juventus për një shifër rekord në atë kohë, 100 mln euro, por tani i ka thënë klubit se brenda 48 orëve dëshiron të largohet. Thuhet se mesfushori i ka dërguar një mesazh drejtorit ekzekutiv Ed Woodward ku e ka informuar për dëshirën e tij për t’u larguar këtë merkato vere pavarësisht se klubi e ka mohuar këtë.

Sipas mediave ndërkombëtare sportive Pogba ka tashmë një marrëveshje me Barcelonën. Ajo është për 5 vitet e ardhshme me mesfushorin që do përfitojë 100 mln euro në total, 20 në sezon.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb