Deputetët pakistanezë kanë votuar për të zgjedhur ish-yllin e kriketit, Imran Khan, si kryeministër të ardhshëm i vendit.
Partia e tij PTI fitoi shumicën e vendeve në zgjedhjet e korrikut, duke mundësuar që zoti Khan të bëhej kryeministër, edhe me ndihmën e partive të vogla, më shumë se dy dekada pas hyrjes së tij në politikë.
Khan fitoi 176 vota, që përbënin shumicën nga 342 vendet në Dhomën e Ulët të Parlamentit të Pakistanit.

Kryeministri i ri, Imran Khan, pritet të marrë detyrën pas një ceremonie betimi të planifikuar që të mbahet ditën e sotme.
Sfiduesi më i afërt i Imran Khanit ishte Shahbaz Sharif, nga Lidhja Myslimane e Pakistanit, si dhe ish-kryeministri Nawaz Sharif.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb