TIRANE

Të gjitha vajzat ëndërrojnë për atë propozimin kur partneri i ulet në gjunjë dhe i kërkon të martohen. Por jo Venera Lumani. Këngëtarja shqiptare as e kishte çuar nëpër mend propozimin e Lindit.

Historia e tyre e dashurisë erdhi aq natyrshëm dhe u rrit me kalimin e viteve. Por Lindi si një romantic që është jo vetëm që kishte menduar si ta realizonte, por zgjodhi edhe një ditë të veçantë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ishte ditëlindja e saj e 27-të që përkonte edhe me një festë fetare, Bajramin. Siç kujton këngëtarja, ishte një ditë speciale, sepse Lindi kishte menduar një propozim special: “Isha shumë e lumtur…” – tha ajo pasditen e sotme në “Rudina” duke shtuar se detajet si ndodhi, çfarë u tha, si veproi, cilat ishin emocionet më tej, nuk do të donte t’i ndante: “Historia jonë është diçka që e dimë vetëm ne dhe unë do të doja që kështu të jetë gjithmonë. Kjo është edhe për shkak se unë jam shumë protektive nga natyra dhe disa gjëra dua t’i mbaj për vete”, – tha Venera duke kërkuar mirëkuptimin e publikut.

Megjithatë, me ato pak gjëra që tha, ishte mjaftueshëm, madje, në një moment, ajo zbuloi edhe reagimin që pati pasi Lindi i zgjati unazën: “…
U ula edhe unë në gjunjë bashkë me të, sepse nuk e shihja dot dashurinë e jetës sime ashtu”, – tha Venera.
Shumë shpejt, dy këngëtarët do të shtrojnë një darkë fejese për të afërmit dhe miqtë e ngushtë, por martesë akoma nuk kanë menduar sic ka thënë dhe vetë këngëtarja, madje edhe për të shtuar familjen me fëmijë ka po të njëjtin mendim: “Ne do të sjellim në jetë një fëmijë vetëm atëherë kur çdo gjë të jetë në rregull. Mendoj se do jemi prindër me një ose dy fëmijë, nuk e kam menduar jetën me shumë fëmijë…”- ka thënë këngëtarja.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb