MALLAKASTËR

Një 72-vjeçar është vetëvrarë  me armën e tij  të gjahut në fshatin Belishovë të Mallakastrës.

Sipas policisë shtetasi i identifikuar si N.A, ka vrarë veten rreth orës 13:55 të ditës së sotme. Mësohet se arma e përdorur nga viktima ishte me leje në emër të tij, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Në datën 01.12.2018, rreth orës 13:55, në fshatin Belishovë, Mallakastër, në banesë, dyshohet se është vetëvrarë me armën e tij të gjahut shtetasi N.A, 72 vjeç. Arma me të cilën viktima ka vrarë veten ishte me leje në emër të viktimës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, njofton policia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb