TIRANE

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj tha se në 1 janar nis ulja e dividentit nga 15% në 8%. Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët duke folur për buxhetin e vitit 2019, ministri Ahmetaj u shpreh se 91% e sipërmarrjeve taksohen ose 0 ose 5%.

Sipas ministrit Ahmetaj, kjo qeveri hoqi për herë të parë pas 27 vitesh TVSH-në për inputet bujqësore duke synuar rritjen e prodhimit në këtë sektor.

91% e sipërmarrjeve sot taksohen  ose 0 ose 5% dhe nuk ka precedentë në rajon. Bëmë përjashtim nga TVSH për energjinë diellore për rritjen e kapaciteteve në këtë sektor. Në 1 janar nis ulja e dividentit nga 15% në 8%. Do ulim kufirin e taksimit të pagës me 23 %. Dua që t’i referohemi edhe faktit se pse tatimi progresiv është i vlefshëm për të punësuarit. Pra gjithë ajo filozofi kush fiton më shumë paguan më shumë është politikë sociale në mbështetje të atyre që fitojnë më pak. Përjashtimin nga TVSH të inputeve bujqësore që synon rritjen e prodhimit në bujqësi. Kjo qeveri hoqi TVSH e inputeve bujqësore pas 27 vitesh.”- tha Ahmetaj.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb