GJIROKASTËR
Një automjet tip benz si pasojë e ngricave dhe dëborës ka dalë nga rruga dhe shoferi është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Gjirokastrës. Raportohet se gjendja e shoferit është e rëndë.
Gazetarja e “BalkanWeb”, Brikena Metaj raporton nga vendi i aksidentit se drejtuesi i mjetit ka pësuar gjendje shoku për shkak të përplasjeve. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Tepelenë-Dukaj, pranë ish-SMT-së.
Në vendngjarje shkuan efektivët e Policisë Bashkiake, të cilat bënë të mundur nxjerrjen e trupit të shoferit duke e transportuar menjëherë drejt spitalit.
(n.m/BalkanWeb)