TIRANE- Emërohet Drejtori i ri i Policisë Bashkiake të Tiranës. Ermal Kapllani do të mbaj këtë post, i cili ka marrë dhe firmën e kryebashkiakut të ri, Erion Veliaj.
Veliaj ka zyrtarizuar sot emërimin e një tjetër drejtuesi të rëndësishëm në krye të një institucioni të cilin gjatë fushatës elektorale pati premtuar se do t’i ndryshonte imazhin. Kapllani ka mbaruar Akademinë e Lartë të Policisë në vitin 2000 me rezultate të shkëlqyera dhe prej 15 vitesh është drejtues i spikatur në Policinë e Shtetit, ku ka mbajtur detyra të rëndësishme.
Së fundi, ai ka mbajtur pozicionin e Zëvendësdrejtorit të Policisë së Qarkut Korçë dhe aktualisht punon në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
(ed.me/BalkanWeb)
