(Foto ilustruese)SARANDË- Dy persona kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti rrugor. Ngjarja në fjalë ndodhi mbasditen e sotme në aksin Krane-Qafë Botë të Sarandës.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë një Wolkswagen me një Hyndai. Ndërkohë, nuk dihet ende identiteti i dy të aksidentuarve.

Sakaq, sapo u njoftuan për ngjarjen, forca të shumta policore mbërritën në vendin e aksidentit dhe nisën hetimet për zbardhjen e shkaqeve.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: