VLORE

Pas atentatit të ndodhur ditën e sotme në qytetin e Vlorës, kanë dalë  të tjera detaje në dritë. Gazetari Enrik Mehmeti raporton për ‘BalkanWeb” se plagosja e 41 vjeçarit Mikel Mehmeti, ka qenë një atentat i mirëfilltë.

“Në vendin e ngjarjes janë gjetur 10 gëzhoja nga 5 të cilat kanë prekur makinën. I plagosuri është  Mikel Mehmeti, 41 vjeç, i cili është në gjendje të rëndë, ka një plumb në gjoks dhe bark. Policia ka rrethuar zonën ka vendosur postblloke, ishte një atentat i mirëorganizuar. Në vendin kur ka ndodhur ngjarja.  Ai jetonte në zonën e Selenicës dhe ditën e sotme, sipas informacioneve të para kishte qenë në këtë qytezë dhe ishte rikthyer në qytetin e Vlorë. Rruga ku ka ndodhur ngjarja ka parë shumë atentate, kjo rrugë njihet si rrugë qorre, shpejtësia e lëvizjet është  e ulët.

Personi i plagosur rrezikon të kthehet në një viktimë, dhe nuk ka informacione për implikime të tij  në ngjarje të njohura. Ky është atentati i parë për vitin 2019 në qytetin e Vlorës.  Një informacion i fundit, është gjetur në afërsi të stacionit të trenit një automjet i djegur nga autorët. Automjeti është 4 km larg vendit të ngjarjes”, u shpreh gazetari Mehmeti.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi pasditen e sotme në lagjen ‘Pavarësia’, në rrugën ‘Gjergj Araniti’. Persona ende të paidentifikuar kanë  qëlluar me armë zjarri drejt një automjeti  tip Audi A3 me targa AA 633 VC, ku ka mbetur i plagosur edhe 41 vjeçari. Dyshohet se autorët kanë qëlluar nga një motor në drejtim të makinës dhe më pas janë larguar me shpejtësi.

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb