Më në fund është arritur të zbulohet një vaksinë kundër sëmund-jes Ebola. Një nga vaksinat eksperimentale në Afrikën Perëndimore, ka rezultuar 100 për qind efikase. Lajmi është bërë i ditur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë gjatë një konference për shtyp, ku u treguan edhe rezultatet e testit në Guine për 4000 persona. “Bëhet fjalë për një arritje premtuese. Në muajt që lamë pas virusi u ka marrë jetën 11 mijë personave si pasojë e epidemisë së shpërthyer në dhjetor të vitit 2013 dhe ka prekur vende si Guinea, Sierra Leone dhe Liberia. Ky është një rezultat i mrekullueshëm që vë në pah fuqinë e partneritetit botëror dhe impenjimin e tyre. Ne shpresojmë që kjo vaksinë do ndihmojë në shuarjen totale të epidemisë në vendet e prekura dhe fakti sesi reaguam për të arritur deri këtu tregon që bota duhet të përfshihet më tepër në çështje që na prekin të gjithëve”, tha Margaret Chan, Drejtore e Përgjithshme e OBSH-së. Kjo mbetet një tjetër arritje e madhe për shkak të efikasitetit dhe kohës së shkurtër të gjetjes së formulës së saktë, shprehen ekspertët. “Shkencëtarëve, doktorëve dhe pacientëve iu deshën vetëm 12 muaj për të gjetur një kurë që në kohë normale do duhej rreth një dekadë”, shtojnë ata. Vaksina quhet VSV-Zebov dhe besohet të jetë zgjidhja e duhur kundër infektimit. Ajo është krijuar nga autoritet shëndetësore kanadeze, kurse licenca i përket laboratorëve amerikanë të Newlink Geneticks dhe Merck. Ebola është një sëmundje e rrezikshme me pasojë vdekjen. Sidomos vitet e fundit vetëm në Afrikë janë regjistruar mijëra të vdekur nga kjo sëmundje.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: