TIRANE

Në një dalje për mediat kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka komentuar edhe ndërtimet e HEC-it në kanionet e Holtës. I pyetur në lidhje me ndërtimet, Balla u shpreh i bindur se kryeministri Edi Rama dhe ministrja e re e Infrastukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku do të marrin të gjitha vendimet për bllokimin e ndërtimeve.

“Së bashku me 6 deputetët e tjerë të PS-së në Elbasan kemi marrë detyrat parlamentare për të kaluar shqetësimet në këtë komunitet nga të gjithë banorët e Bashkisë së Gramshit.

Kërkesa jonë do të merret në shqyrtim dhe të jeni të sigurtë që kryeministri Rama dhe ministrja Balluku do të marrin të gjitha vendimet për të pezulluar dhe më pas bllokuar çdo lloj ndërtimit që prish, dëmton një aset natyror dhe një atraksion të rëndësishëm turistik për një bashki si e Gramshit, që ka dy bukuri natyrore si Holta dhe Ujëvara e Sotirës”, deklaroi Balla.

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: