GREQI

Policia greke godet një grup të trafikut ndërkombëtar të drogës nga Shqipëria në Greqi. Grupi trafikonte marijuanë përmes kufirit greko-shqiptar në Igumenicë dhe me pas e transportonte në Athinë. I njëjti grup kryente dhe shpërndarjen e marijuanës por edhe drogave të forta në vende të ndryshme të Greqisë.

Gjatë operacioni janë arrestuar 21 shtetas shqiptarë e grekë njëkohësisht në qytete të ndryshme të Greqisë.

Janë sekuestruar 142.5 kg marijuanë, 3.3 kg kokaine, 1 pistoletë dhe 16.756 euro. Këtij grupi në operacione të mëparshme i janë sekuestruar 140 kg marijuanë, 650 gram kokainë dhe 400 gram heroinë, ndërkohë llogaritet që prej shtatorit 2018 ky grup ka arritur të trafikojë e shesë rreth 500 kg marijuanë, 6 kg kokainë dhe 1 kg heroinë.

Prej fillimit të vitit, policia greke ka sekuestruar rreth 840 kg marijuanë që vinte nga Shqipëria.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Operacion ndërkombetar i policisë greke në bashkëpunim me autoritetet në Belgjike dhe vende të tjera europiane. Identifikohen si pjestare të një grupi kriminal 10 shqiptarë e 1 rumun.

Arrestohen 8 në Greqi, 1 në Bruksel, Belgjike e shpallen 2 në kerkim që po ndiqen nga polici të vendeve europiane. Grupi kriminal akuzohet për vrasjen në prill 2018 në Kifisia të biznesmenit grek Aleksandro Stamatiadi. Grupi akuzohet për 1 grabitje banese, 55 vjedhje, 9 tentativa vjedhje, 1 tentativë vjedhje bankomati.

 

(N.M/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb