Juventus është kthyer në ndjekje të Mauro Icardi. “Zonja e Vjetër” kërkon të përfitojë nga raporti tashmë i prishur mes sulmuesit argjentinas dhe Interit, pasi klubi zikaltër i hoqi atij shiritin e kapitenit. Ndryshe nga vera e shkuar, ky mision tashmë është i lehtë për kampionët italinë, sidomos pas lajmeve të fundit se Inter është që tani në kërkim të zëvendësuesit.
Duke qëndruar në atë që raportojnë mediat italiane, klubi zikaltër ka gati një listë për merkaton e ardhshme. Në krye të saj qëndron sulmuesi i Romës, Edin Dzeko. Përveç futbollistit boshnjak, alterantiva për Interin janë sulmuesi i Atalantës, Duvan Zapata dhe ai i Paris SG, Edison Cavani.
balkanweb